Lajme

Haradinaj e mirëpret dakordimin për Projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 02 December 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga komisioni për Buxhet dhe Financa.

Ai ka thënë se izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë I tmerrëshëm dhe miratimi i këtij ligji do të jetë një ndihmë e madhe për ekonominë.

‘Pas një vonese të gjatë, mirëpres dakordimin e forcave politike për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. Izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrshëm si për bizneset dhe ekonominë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi. Miratimi i këtij ligji të premten, përpos se është lajm i mirë për vendin, do të jetë një ndihmë për ekonominë, e domosdoshme për kohën në të cilën po kalojmë’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Ndër të tjera ai tha se Kosova duhe të orientohet drejt rimëkëmbjes për ta kaluar këtë krizë.

‘Kosova me të gjitha kapacitetet, por edhe me ndihmën e aleatëve strategjik, duhet të orientohet drejt rimëkëmbjes. Të bashkuar si popull, por edhe si klasë politike, mund ta tejkalojmë edhe këtë krizë’, ka deklaruar ai. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera