Lajme

Haradinaj e Krasniqi përkujtojnë heroin Ismet Jashari

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 25 August 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në 21 vjetorin e rënies së Ismet Jasharit ka kujtuar atë.

Kanë thënë se ai erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të vendit.

Haradinaj gjthashtu ka kujtuar edhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, që me krenari mbajti emrin e komandant

-Advertisement-

Kumanovës.

“Kujtojmë betejat dhe përpjekjet e kësaj brigade të lavdishme, në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe popullatës së zhvendosur në Malet e Berishës dhe dëshmorët që ranë në ofensivat e gushtit, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj, dhe Zenun Mataj nga Baballoqi. Lavdi e përjetshme”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi në përkujtim të dëshmorit dhe heroit, Ismet Jashari – Kumanova, ka thënë se gushti dhe shtatori i vitit 1998, ishin përplotë ditë të vështira, por të lavdishme, dhe pikërisht në ditë të vështira, njerëzit i shpalosin vlerat, integritetin dhe shpirtin e tyre njerëzor.

“Lavdi jetës e veprës së dëshmorëve të lirisë, Ismet Jashari”, ka shkruar ai. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera