Lajme

Haradinaj e Krasniqi nuk i shkojnë në takim presidentes Osmani

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 25 February 2022

Ramush Haradinaj e Memli Krasniqi nuk kanë shkuar në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani për t’i informuar në lidhje me situatën e sigurisë.

Haradinaj ka dërguar zëvendësin e tij Muharrem Nitajn, ndërkaq, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka deleguar Vlora Çitakun ta përfaqësojë në takim me shefen e shtetit.

I vetmi nga opozita që ka shkuar në takim me presidenten, ishte Lumir Abdixhiku i LDK-së.

-Advertisement-

Osmani i informoi partitë opozitare për masat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës, veçanërisht ato të sigurisë si dhe për koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera