Haradinaj e komenton kërcënimin ndaj Kurtit: Axhamillëk i tij, m’u duk gjë qesharake
Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 22 May 2020
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka komentuar publikimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një kërcënim që ai tha se i erdhi nga një organizatë deri tani e panjohur, e quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare.
Haradinaj tha se kjo sjellje është “axhamillëk” nga ana e tij.
Ai ka thënë se ka pasur raste të tilla kur ishte kryeministër, por kërcënimet e ndryshme ia ka lënë organeve të sigurisë.
“Është një axhamillëk i Kurtit me dal me postim për këtë. Ka pas raste kur m’u ka shtu siguria, sepse më është bërë ndonjë kërcënim, ekziston një rrezik. Kryeministri që e mbron krejt vendin, nuk duhet të veprojë kështu”, tha Haradinaj për Reporterin.
Haradinaj theksoi se sjellja e Kurtit iu duk qesharake. Ai tha se kryeministri mbron popullin dhe nuk duhet të bëhet viktimë.
“M’u duk qesharake kjo gjë. Kryeministri duhet me rujtë integritetin e institucionit. Nuk duhet të dal kryeministri me postime të tilla, e pastaj ta ndërlidhë me Gjykatën Kushtetuese. Në kohën e internetit këto gjëra janë bë të lehta. T’u nejt mas koftorit lehtë është me luftu, thoshim ne në luftë”, theksoi ai.
Ndërkaq, sa i përket presioneve mbi Gjykatën Kushtetuese, Haradinaj tha se gjykatës nuk do të ndikohen sepse ata e përfillin ligjin veprojnë sipas të drejtës së tyre.
“Gjykatësit s’duhet me u mërzitë për presionet. Ata duhet me përfillë normën. Ata duhet të jenë të pandikueshëm. Mediat, analistët e politikanët mund të flasin, por ata e kanë të drejtën të vendosin. Vendimi i tyre është i mbrojtur me ligj”, theksoi ai
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...