Lajme

Haradinaj: E këshilloj Thaçin të largohet ideja e korrigjimit dhe territoreve

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 01 March 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mund t’i kenë ofruar Shtëpisë së Bardhë një opsion të marrëveshjes e cila do të sillte njohjen e Serbisë për Kosovën nëpërmjet ndarjes së Kosovës, përcjell inFokus.

Kjo sipas tij ka hapur një tension në raportet në mes të dy vendeve, pasi ai, thotë te mos ketë pranuar një marrëveshje në të cilën Kosova do të humbte territor.

“Në çdo takim unë e kam prezantu interesimin tonë për rolin e Amerikës në dialog, pra që të hyn Amerika në dialog dhe njëkohësisht për rrezikun dhe kundërshtimin tim për mundësinë e marrjes së njohjes duke dhënë tokë. Kudo që kam qenë, qoftë i vetëm, qoftë në prezencë të z.Thaçi, qoftë kolegëve të tjerë çdo herë e kam mbajt një kurs të qëndrueshëm politik të sinqertë e shumë të sinqertë, pra nuk i kam mashtruar asnjëherë (amerikanët) duke iu thënë se nuk kemi nevojë për njohje duke dhënë tokë sepse kur e hap kufirin e ki hapë atë pavarësi që e kemi shpallë më 17 shkurt. Ende është ky tension i tillë në çdo takim dhe çdo ngjarje’, tha Haradinaj në një intervistë për televizionin publik të Kosovës.

-Advertisement-

Për një gjë të tillë, fajtor ai bën Hashim Thaçin dhe Edi Ramën.

“Mendoj se pasojat i kemi për shkak se me gjasë një pjesë e lidershipit edhe të Kosovës por edhe të rajonit i ka ofruar Shtëpisë së Bardhë një opsion të marrëveshjes me Serbinë duke u mundu me i siguruar ata që e përkrah krejt Kosova. Medoj se presidenti Thaçi, pastaj shihet që edhe kryeministri Rama ndoshta e ka pëlqyer këtë ide…por hetohet se ka pasur një avancim në një ide me territore në shkëmbim të njohjes”, tha Haradinaj.

Ai ka edhe një këshillë për ish-kryeministrin, tani president.

“E kisha këshillu presidentin që mos me na çu kah territoret e këto…le të largohet edhe prej korrigjimit. Nuk po e di çka po don me korrigju ai ose dikush tjetër, s’ka pse, edhe është rrezik kjo”, shtoi Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera