Lajme

Haradinaj e akuzon Kurtin për presion politik mbi Policinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 05 September 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj premton pagë minimale prej 1 mijë euro dhe sigurim shëndetësor për policët e Kosovës.

Ai thekson se policia sot nuk e ka kujdesin e Qeverisë, por e ka presionin politik mbi të.

Haradinaj akuzon Kurtin se po e instrumentalizon Policinë për interesa elektorale sa është në Qeveri.

-Advertisement-

“Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë. Nesër bëhen 25 vjet. E uroj Policinë në 25-vjetorin e themelimit! Do të kujtojmë përgjithmonë policët e rënë në detyrë. Kemi shumë punë për ta forcuar dinjitetin, kushtet dhe pajisjet e Policisë sonë.

Prioritet do të jetë paga minimale prej 1.000 euro brenda Policisë dhe sigurimi shëndetësor. Modernizimi i pajisjeve të Policisë do të bëhet gjithashtu. Policia sot nuk e ka kujdesin e Qeverisë, por e ka presionin politik mbi të! Kurti edhe i sulmoi me gurë sa ishte në opozitë, edhe po e instrumentalizon Policinë për interesa elektorale sa është në Qeveri. Ai nesër në 25-vjetorin e Policisë mund t’ju mbajë një fjalim prekës, por prapa fjalëve vetëm mashtrimin ka qëllim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera