Lajme

Haradinaj e Ahmeti mbrëmë ateruan në Shkup (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 28 February 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk kanë mundur të aterojnë mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës’ Adem Jashari’.

Infokusi merr vesh se aterimi është detyruar të bëhet në aeroportin e Shkupit pasmesnatës ndërsa ka siguruar edhe fotografi të Haradinajt dhe Ahmetit gjatë udhëtimit.

Mësohet se arsye e ndërrimit të destinacinit për aterim të kenë qenë rënia e temperaturave dhe reshjet e borës.

-Advertisement-

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka konfirmuar aterimin e kryeministrit Haradinaj në Aeroportin e Shkupit.

‘ Fluturimi nga Lodra fillimisht ka ateruar në Sofie e më pas në Shkup për shkak të reshjeve atmosferike’, ka thënë Gara për Infokusin.

Bashkë më Haradinajn në këtë aeroplan po udhëtonin edhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera