Lajme

Haradinaj dyfishoi numrin e votave në zgjedhjet e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 01 July 2017

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dyfishuar votat e tij në zgjedhjet e 11 qershorit. Ai ka mbledhur afër 102 mijë vota,  kurse në zgjedhjet e parafundit parlamentare në vitin 201, ai kishte pasur 50 mijë vota.

Partia e tij, AAK, nënshkroi një marrëveshje koalicioni me PDK-në dhe Nismën, të cilët e nominuan atë për kryeministër, shkruan insajderi.

Haradinaj ka insistuar ditëve të fundit se nuk do të ketë problem që të formojë qeverinë pas certifikimit të rezultateve. Ai edhe më herët ka qenë kryeministër i Kosovës, por vetëm për rreth tre muaj, para se të ftohej nga Tribunali i Hagës për t’u gjykuar për krime lufte.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera