Haradinaj: Duhet t’i korrigjojmë lumenjtë të mos na vërshojnë
Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 20 August 2018
Qeveria e Kosovës do të ndajë rreth 1.1 milion euro për të kompensuar dëmet që kanë shkaktuar vërshimet në Suharekë, e cila do t’i bashkëngjitet shumës përafërsisht prej gjysmë milioni, duke arritur kështu në total shumën mbi 1.5 milion euro.
Kjo është bërë e ditur gjatë një vizite që kryeministri Ramush Haradinaj i bëri sot kësaj komune, e cila si pasojë e vërshimeve ka pësuar dëme materiale që kalojnë shumën 6 milionë euro.Haradinaj ka përgëzuar qytetarët dhe institucionet për mobilizim, dhe ka thënë se pas fondit emergjent, do të ndajnë edhe fonde tjera për kompensimin e dëmeve. Ndërsa kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se komuna që ai drejton si fond emergjent për të dëmtuarit nga vërshimet do të ndajë 430.000 euro. Ai ka thënë se gjendja vazhdon të jetë e rëndë, por, sipas tij po punojnë në këtë drejtim.
Prej fondit emergjent, Muharremaj ka njoftuar se rreth 350.000 euro do të ndahen për dëmet në bujqësi. Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka njoftuar që qeveria ka ndarë një fond emergjent në vlerë prej 1.1 milion eurosh.
Kryeministri Haradinaj është pyetur se a do të ketë korrigjim të kufijve me Serbinë, por ai u përgjigj me shaka duke thënë njëherë po merren me korrigjimin e lumenjve, duke iu referuar vërshimeve të fundit në Suharekë.
Haradinaj ka vizituar edhe tri fshatra të Suharekës, ku janë takuar me disa nga familjet të cilat kanë pësuar dëme nga vërshimet në Grejkoc, Sopi dhe Nëpërbisht.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...