Lajme

Haradinaj: Dua të marrë përgjegjësi, ta udhëheq vendin (Video)

Autori: Gazeta inFokus 00:51 | 17 May 2017

Ramush Haradinaj duke folur në emisionin “Opinion” në TV Klan tha se ka ambicie për kryeministër i Kosovës.

“Dua të marr përgjegjësi të drejtoj vendin”, tha ai.

Lideri i AAK akuzoi qeverinë “Mustafa” se ka punuar në dëm të Kosovës dhe ishte ngjarje e lirë që kjo qeveri u rrëzua. Sipas tij, demarkacioni dhe Asociacioni janë gabimet kryesore të Mustafës.

-Advertisement-

Ndërsa Fevziu i kujton se qeveria e drejton partia e parë që fiton zgjedhjet, ai tha se VV dhe PDK nuk janë para AAK me vota.

“S’jemi larg njëra tjetrës. Edhe ne kemi përkrahje gjithnjë në rritje”, u shpreh ai, duke shtuar se ishte i hapur edhe për koalicione. “Deri tani jemi në koalicion me Nismën por jemi të hapur edhe për partitë e tjera”, shtoi ai.

Ndërsa pyetjes nëse AAK vazhdon të jetë e fortë në Dukagjin dhe e dobët në Prishtinë, ai tha se “është e vërtetë që AAK po fiton terren edhe në zonat e mëdha urbane të Kosovës…”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera