Lajme

Haradinaj: Du me eduku kryeministrin qysh me qeveris, jep dorëheqje ti ose ekonomistët e stafit tënd

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 24 January 2022

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kujtuar kryeministrit, Kurti se ka ardhur në pushtet duke iu premtuar qytetarëve që do të ulë çmimin e energjisë.

Haradinaj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ka thënë se kryeministri duhet të mësojë të qeverisë madje nuk ka hezituar që për këtë ti jap edhe leksione.

“Du me eduku çka është qeverisja, si duhet me qeveris e çka është menaxhimi. Kurti është udhëheqës i qeverisë dhe ka kërkuar votë nga qytetaret për me ul çmimin e energjisë dhe njerëzit e kanë votu. Dhe i mbledh ekspertet e tij për të diskutuar. Ne kemi ardhë në qeveri me ul çmimin e energjisë, këta kanë shku i kanë thanë shef s’po mujmë me ul çmimin. Okej pra çka mujmë me bo na, tash s’po du me thanë qysh tha ky “eh sikur eh sikur”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

I pari i AAK-së ka thënë që pasi Kurti nuk arriti të mbante premtimin me të cilin erdhi në pushtet për të ulur çmimin e energjisë duhet të japë dorëheqje ai, ose të shkarkojë stafin e tij të ekonomisë.

“Ky zotni atë ditë që s’ka mujt me ul çmimin e energjisë është dashtë me kërku falje edhe me qu në shpi krejt ekipin e ekonomisë ose me shku në shpi vetë.  Edhe vjen këtu na mban leksione, na lodhe, tregona pse e ke mshel kufirin me Shqipërinë. Çka po të pengon çka po të mundon aty”, ka përfunduar ai.

Derisa kryeministri nuk është lodhur as të replikojë pas fjalës së Haradinajt në Kuvend./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera