Lajme

Haradinaj: Drejt Evropianit të pamposhtur

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 25 March 2019

Ndeshja Kosovë-Bullgari, ka përfunduar me barazim.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e përcolli nga afër ndeshjen Kosovë-Bullgari, kualifikuese për në Euro 2020.

Kjo ndeshje u mbyll me barazim dhe ky barazim Kosovës ia siguroi një pikë drejt rrugës së saj për në Evropian.

-Advertisement-

Pas përfundimit të kësaj ndeshje, kryeministri Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ishte një lojë brilante e lojtarëve të kombëtares së Kosovës.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Lojë briliante e djemve tanë në një atmosferë të jashtëzakonshme.

Drejt Europianit të pamposhtur??.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera