Lajme

Haradinaj: Dorëheqja e Thaçit s’e ka rëndësinë e parë, por fokusimi tek menaxhimi i kësaj që po ndodhë

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 29 June 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një videoje, iu ka adresuar qytetarëve, derisa ka thënë se s’do të jap dorëheqje pa u konfirmuar aktakuza nga Specialja. Madje ndër të tjera tha se i vetmi ligj që ka shkelur ka qenë ai ndaj Millosheviqit.

E, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në Debat Plus ka thënë se çështja e dorëheqjes s’e ka rëndësinë e parë, por kryesorja është që të fokusohet Kosova tek menaxhimi në lidhje me aktakuzat e mundshme.

“Çështja e dorëheqjes nuk e ka rëndësinë e parë, mendoj që kryesorja është që Kosova me u fokusu në një menxaxhim me këtë që po ndodhë, paralajmërimi për aktakuza të mundshme.

-Advertisement-

Kur po them menaxhimi se si Kosova me vepru që me ru interesin nacional që kjo goditje që ka ndodhë, mos me i shkaktu pasoja të pariparueshme.

Sikurse dihet parimisht nuk e kam përkrah këtë gjykatë pasi që kam besu që e njëjtë të jetë në Kosovë, kjo do të ishte një hetim për fitore të shumëfishtë.

Në atë kohë kur kemi kundërshtu gjykatën, s’kem kundërshtu vendosjen e drejtësië për të gjihë viktimate as s’kemi hezitu mu përballë me drejtësinë”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera