Lajme

Haradinaj diskuton me studentët e Universiteteve të Vjenës dhe Venedikut

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 19 January 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me studentë të universiteteve të Vjenës dhe Venedikut ku para tyre ka prezantuar përvojat, idetë dhe projektet e tij qeveritare.

Këtë takim Haradinaj e ka bërë publik në rrjetin social Facebook.

Postimi i tij:

-Advertisement-

Një diskutim i frytshëm me mbi 140 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe të Venedikut, ku prezantova përvojat, idetë dhe projeksionet e mia dhe të Qeverisë së Kosovës për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin, si dhe proceset politike të vendit tonë, me theks të veçantë integrimet euro-atlantike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera