Lajme

Haradinaj: BE dhe Uashington t’i mbyllin punët mes Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 14 May 2017

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij në Podujevë ka thënë se në Llap e në Gollak gjithë ka buruar ndenja e lirisë, atdhedashurisë, njerëzve të punës, njerëzve të zotë por që edhe barra iu ka ra më e rëndë.

“Vetë fakti s’jemi brekufitar, pra kufiri i shqiptarëve, Kosovës është këtu, jo larg. Kur ishim në Llaushë shihej me sy sa afër është. Shqiptarët rrugën e vet për deri këtu së kanë pas të lehtë, këtu kemi shumë familjarë të dëshmorëve e martirëve dhe kudo që shkon në vendin tonë, në familjet tona, gjenë plagë, dhimbje e humbje të kësaj rruge. Unë sot i jam shumë mirënjohës për këtë prezencë të madhe.Nëse i kthehemi humbjes të cilën e fola unë e di që në 99 në qershor e korrik plot shpija tona me asnjë njëri kanë mbet, i kemi pas të zbrasta, çdo gjë e jetës, nuk po flasim më për njerëzit e vrarë por edhe ajo që na ka vyt me e nis jetën ka munguar. Ne para lufte nuk është se s’kemi punuar, e s’kemi pas ekonomi, shtëpia e jetë. Diçka nuk kishim, nuk kishim shtetin, lirinë, ishim nën dikë, nën dikë që s’ka qenë i mirë, për ne dhe me ne. Mbi 100 vjet i kemi të kësaj historie të dhimbjes e tragjedisë, që edhe në luftën e fundit gjithçka që na ka vyt me jetu e ka marr dhe e ka prish në këtë vend. Gjithçka e ka marrë apo e ka prish Serbia. Serbia që ka vepru kështu ndaj shqiptarëve, e që me Kosovë kishte skenarin e njëjtë të na përzër prej këtu e ta mbushë me Kolonë, pra ka pas filluar të mbushë Kosovën. Duhet ditur BE-ja që po e lazdruan Serbinë, e prishin Ballkanin”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu ka thënë se në rastin e tij, Brukseli ka dështuar të thotë fjalën e vetë, i ka lënë të lazdrohej.

“Në rastin e Kosovës, kanë lëshuar fletëarresti, për kënd? Për një kryetar të një qeverie dikur, që ka shkuar në gjykatë ndërkombëtarë, dhe e ka kaluar 2 herë atë por edhe Gjykatën e vendit dhe i kam nderuar miqtë ndërkombëtarë. Vuçi çka qenë ‘Jurishinik’ i Sheshelit, pra (më shef se shefi), i cili kundër ligjeve të Serbisë i ngjitke rrugëve të Beogradit emrin ‘Radko Mlladiq’, e për të cilin a ka diku që nuk e dinë se kush është. Nikoliq me të cilin në Serbi bëjnë shaka, e ai po thotë që vjen bashkë me djemtë e tij në luftë, Daçiq që po kanë ende tek vorri i Milloshit, këta po na e ndjekin. Cilado qeveri që i zbaton këto fletëarreste, është duke bërë krim, pra krim direkt që po lejon atë që ka bërë krim e gjenocid këtu, ende të vazhdojë e të pengojë Kosovën dhe të mos lerë rehat viktimën. Edhe pse ne nuk kemi Interpol, nuk është në vlerë ne tyre të lë Kosovën të lazdrohet më shumë.

E mira e këtij rasti ka qenë se unë s’jom kon vetëm, çka kanë bë populli shqiptarë tanë e sa njeri ka ardhë nga e gjithë Kosovë dhe çfarë dashni e ndjenjë njerëzore kanë treguar. E disa prej tyre ditë e net kanë nejt atje. Protesta e parë me minus sa gradë, dhe ka ndikuar e është mbyllur ky rast.

Duhet të nxjerrim disa mësime ne si Kosovë, nuk po flasim për parti, qeveri apo udhëheqës por kushdo që përfaqëson.Nëse ai që përfaqëson një popull nuk sillet si burështetas, atëherë si mund të jetë shtetas i mirë, qytetari i ngratë. Për këtë arsye ne nuk kemi ekonomi, e investime serioze. Nuk guxojmë të vazhdojmë të sillemi në këtë mënyrë, urtë e butë, të bëjnë e të thonë ata çka të donë, sepse nuk jemi rehat”, ka shtuar Haradinaj.

“ Nuk është në rregull për BE-në që të jetë i ngrirë procesi i veriut, deri kur të vazhdojmë të presim që Serbia të bëhet mirë, të bëhen normal? Pse Trepça nuk po rehabitilozhet, pra mos-njohja e pesës së BE-së është një porosit që s’është kryrë Kosova.

Ne apelojmë tek Uashington-i, që t’i kthehet Ballkanit dhe marrëdhineve Kosovë-Serbi dhe t’i kryhen punët në Balkan, nëse këta si kryejnë diçka nuk është në rregull.

Serbia po blen, raketa, aeroplan po bëhen me tenka, po i qon me i shtetit në Preshevë se s’po ka ku tjetër ushtritë e veta?

Ne duam po ashtu të bëhemi KFOR-NATO, ushtrinë tonë dhe të kryejmë pjesën e punës. Duam edhe ne të japim pjesën tonë. Ky është një kurs politik që as nuk është pahiri, as nuk është qëllimisht se kur u thosha për kufi që s’e kemi për votë e s’mund të na e theni të gjithë thoshin e dimë e ka një interes të caktuar, lësho pe ky, vjen ndonjë prej largu. Kur u rrëzuan vetë, atëherë e morën vesh se s’ka qenë ashut. Populli dhe vendi nuk po duron më situatën e tillë. Sa njerëz kanë ik, dhe shihni si është situata. BE-ja dhe Uashingtoni është mirë t’i mbyllë punët mes Kosovës dhe Serbisë dhe të vendos njëherë e përgjithmonë”, ka përfunduar Haradinaj.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është duke realizuar një vizitë në Podujevë.

Haradinaj i cili ka pak javë që është kthyer në Kosovë dhe së shpejti pritet të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit, raporton Indeksonline.

Ndryshe Haradinaj është duke u pritur nga një numër tejet i madh i qytetarëve në Podujevë. Lideri i AAK-së me këtë rast ka falënderuar të gjithë qytetarët e Podujevës për përkrahjen e pafundme që i kanë dhënë përgjatë gjithë periudhës sa gjendej në Francë por edhe tani.

Haradinaj dje ka realizuar edhe një vizitë në qytetin Gjilanit dhe në Kamenicë.

Etiketa:
Gazetaria Digjitale – Profesioni i së ardhmës

Të tjera