Lajme

Haradinaj dhe Meta shkojnë për ngushëllime te familja Zymberi

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 04 December 2019

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe presidentin shqiptar Ilir Meta kanë vizituar këtë të mërkurë familjen Zymberi në Gjilan për ngushëllime me rastin e vdekjes së profesorit Shefqet Zymberit.

Haradinaj tha se Zymberi ishte atdhedashës, i pashoq,dhe aktiv në çështjen kombëtare, shkruan gazeta inFokus.

“Vizitë ngushëlluese familjes Zymberi nga Gjilani, me rastin e vdekjes së Shefqet Zymberit, profesorit të nderuar, që kishte guximin intelektual të vepronte në çfarëdo rrethane.

-Advertisement-

Shefqet Zymberi, i takonte gjeneratës së të burgosurve politikë të viteve të ‘60-ta dhe u angazhua bashkë me shumë të tjerë, në avancimin e të drejtave të shqiptarëve të shtypur në ish Jugosllavi.

Një atdhedashës i pashoq, gjithmonë aktiv në çështjen kombëtare.

Ngushëllime të sinqerta, familjes dhe miqve të Shefqetit!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera