Haradinaj dhe Limaj po dëshmojnë në gjykatë për rastin e Zonës Ekonomike në Malishevë
Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 25 July 2023
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Satmir Limaj po dëshmojnë në procesin gjyqësor ndaj ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe shtatë personave të tjerë, të cilët po akuzohen për rastin e “Zonës Ekonomike të Malishevës”, konkretisht se kanë mundësuar shpronësimin në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik, si dhe duke e shpallur këtë pjesë zonë me interes të veçantë.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari Fatmir Limaj deklaroi se është bërë një dëm i madh mos funksionalizimi i Zonës Ekonomik në Malishevë, pasi që do të krijoheshin fitime deri në 50 ose 60 milionë euro.
Tutje, dëshmitari Limaj tha se vendimi për mos themelim të kësaj zonë është tërësisht politik dhe se në pozitën e të akuzuarve duhet të jenë personat që kanë ndaluar themelimin e kësaj zone dhe jo individët që janë tashmë prezent në akuzë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjithashtu Limaj tha se ndihet krenar që sa ishte pjesë e Qeverisë dhe që kishte votuar një propozim të tillë për themelim të kësaj zone.
Limaj tha po ashtu se vendimi për themelim të kësaj zone ishte edhe me propozimet e vet agjencisë së specializuar KIESA dhe se i kishte kaluar të gjitha kriteret e përcaktuar për tu themeluar si zonë ekonomike.
Ndërkaq, i pyetur nga prokurori special Naim Abazi, dëshmitari Limaj tha se shkarkimin nga pozita e ministrit tani të akuzuarit Hasani nuk kishte të bënte lidhur me këtë propozim për themelim të kësaj zone dhe se programi ishte asisoj që të bëhen ndërrime të ministrave.
Lidhur me këtë pyetje paraprakisht kishte kundërshtim nga mbrojtësi i të akuzuarit Hasani, avokati Ymer Huruglica që të mos pyetet për dëshmitë që ka dhënë klienti i tij në prokurori pasi që nuk lejohet.
Por trupi gjykues mori aktvendim dhe lejoi parashtrimin e kësaj pyetje nga prokurori Abazi.
Dëshmitari Limaj po ashtu sqaroi se për këtë zonë ekonomike Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar afro 20 memorandume të bashkëpunimit me biznese nga diaspora që të sjellin praktika e bizneseve evropiane në këtë zonë.
Po ashtu dëshmitari Limaj shtoi se kjo nuk ishte zone ekonomike vetëm për qytetin e Malishevës, por për shkak të pozitës së saj se ku do të themelohen konsiderohej se ishte në një pozitë që do të shërbente si zonë ekonomike në nivel republikanë.
Tutje, dëshmitarit Limaj theksoi se ndërtimi dhe shpronësimet për themelimin e kësaj zonë do të arrinte vlerën e 10 milionë eurove.
Lidhur me propozimin për themelim të zonës në fjalë, dëshmitari Limaj tha se gjithnjë në Kosovë kur tentohet të punohet të krijojnë probleme që nuk mund të imagjinohen.
Paraprakisht në këtë seancë dëshminë e dha edhe Ramush Haradinaj i cili në pyetjen e mbrojtësi të të akuzuarit Hasani, avokatit Ymer Huruglica tha se fillimisht propozimi për krijimin e kësaj zonë në Malishevë ishte kthyer për plotësim, kurse në herë e dytë propozimi për krijim të zonës ka kaluar.
Në lidhje me propozimin për krijimin e zonës Ekonomike në Malishevë, dëshmitari Haradinaj tha se ishte orientim i Qeverisë në atë kohë që të bëjë themelimin e zonave biznesore me qëllim që para investitorëve të dalin sa më serioz.
Për aprovimin e kërkesë për themelim të kësaj zonë, dëshmitari Haradinaj tha se kërkesa ka kaluar standardin e kërkuar ligjor për votim kolektiv nga Kabineti i Qeverisë .
Dëshmitari Haradinaj po ashtu tha se nuk ka pasur presione politike nga partneri i koalicionit në Qeveri që të aprovohet kërkesa e tillë për themelim të kësaj zone pasi që sipas tij, po të kishte kushtëzime do ta prishte koalicionin menjëherë.
Seanca e së martë përfundoi pasi që nuk kishte dëshmitar të tjerë prezent për të dëshmuar duke u caktuar e radhës me 6 tetor 2023.
Të tjera
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...