Lajme

Haradinaj dhe ambasadori amerikan bisedojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 06 June 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ambasaodrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier.

Ai ka bërë me dije se në këtë takim, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi.

“Sot në një takim me Ambasadorin e SHBA, Hovenier, diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për nevojën e normalizimt të marëdhënieve Kosovë-Serbi. Miqësia mes dy vendeve tona është e përjetshme”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera