Lajme

Haradinaj i dëshiron sukses skitarit Albin Tahiri në Lojërat Olimpike

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 04 February 2018

Kryeministri, Ramush Haradinaj, i ka uruar shumë suksese sportistit të vetëm nga Kosova që do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Korenë e Jugut.

“Është kënaqësi të takosh kampionë. I tillë është skiatori, Albin Tahiri. Albini, edhe pse i lindur në Slloveni, në Lojërat Olimpike Dimërore do të përfaqësojë shtetin e Kosovës, në pesë disiplina alpike të skijimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Albinit i dëshirova shumë sukses dhe i dhurova flamurin e Kosovës, i cili do të ngritet në PyeongChang, në Korenë e Jugut. Albini po e nderon atdheun! Për më shumë, që kjo koincidon edhe me 10-vjetorin e pavarësisë sonë”.

-Advertisement-

“Faleminderit Albin! Faleminderit të gjithë sportistëve që po e nderojnë gjithandej Kosovën. Krenar!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera