Lajme

Haradinaj dëshiron koalicion me Nismën, reagon partia e Fatmir Limajt

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 20 August 2019

Kryetarja e Forumit të Gruas në Nismën Socialdemokrate, Valdete Bajrami, është përgjigjur në kërkesën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për takim mes këtyre dy subjekteve për të arritur koalicion parazgjedhor.

Ish-deputetja Bajrami në një bisedë , ka thënë se vullneti i anëtarësisë është që të shkojnë të vetëm në këto zgjedhje.

“Nisma Socialdemokrate, ashtu siç edhe e kemi thënë nga momenti i dorëheqjes së KM kemi filluat t’i takojmë strukturat tona dhe anëtarësinë tonë me qëllim që t’i kemi edhe mendimet e tyre se si duhet të ec Nisma tash e tutje. Mendimet dhe kërkesat e tyre janë që Nisma edhe në këto zgjedhje të parakohshme të shkoj e vetme”, ka thënë Bajrami.

-Advertisement-

Tutje, ajo ka shtuar se e rëndësishme është që të gjitha partitë politike po e shohin Nismën si subjekt të besueshëm.

Kurse, ajo ka shtuar se takimet mes krerëve të partive janë takime të cilat praktikohen nga të gjitha subjektet me qëllim që sic ka thënë ajo të shkëmbehen idetë dhe që zgjedhjet të mbahen në mënyrë sa më të mirë.

“Por, e mira e të mirës është se Nismën Socialdemokrate të gjitha partitë deri tash e shohin si partnere të besueshëm sepse kjo është dëshmuar që nga krijimi i subjektit tonë. Ndërsa sa i përket pyetjes tuaj për takimet e Kryetarit Limaj me liderët tjerë të partive politike janë takime qe i praktikojnë liderët me qëllimit që t’i shkëmbejn idet dhe të zotohemi që procesi zgjedhor të shkojë mirë ashtu siç është e paraparë me ligjin për zgjedhje. Nisma edhe në këto zgjedhje në bazë të rezultateve tona dhe punës që e kemi bërë do të jetë edhe kësaj here befasia për të mirë në skenen politike”, ka përfunduar Bajrami

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera