Lajme

Haradinaj: Deri javën tjetër Specialja do të fillojë arrestimet në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 17 October 2019

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, ka thënë se gjatë kësaj jave, apo javës që po vjen do të ndodhin arrestimet e para nga Gjykata Speciale.

Ai tështë shprehur se këto informacione i kanë nga disa avokatë me të cilët bashkëpunojnë e të cilët punojnë në Dhomat e Specializuara.

“Në bazë të disa avokatëve me të cilët kemi bashkëpunim, sepse ne kemi bashkëpunim me ta , priten arrestime këtë jave dhe javën tjetër. Por nëse jo gjatë këtyre javëve, gjatë muajit gjithsesi”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera