Lajme

Haradinaj dënon sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 21 October 2018

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka dënuar sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, në komunën e Istogut.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme.

Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.

-Advertisement-

“Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasysh kryesit apo motivet. Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”, ka thënë Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera