Lajme

Haradinaj deklarohet pas takimit me Palmer, tregon çfarë u bisedua

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 01 June 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit me Përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Mathew Palmer shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj ka thënë se në takim ka theksuar se roli amerikan në dialog është i domosdoshëm.

“Në takim ritheksova se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e vendosur në qëndrimin e saj që roli amerikan në dialog është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Haradinaj shtoi se ka ritheksuar edhe nevojën e perspektivës euroatlantike të Kosovës dhe antarësimin e saj në NATO./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera