Lajme

Haradinaj: Dardan Molliqaj po koritet me mua dhe Ramushin

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 14 June 2017

Daut Haradinaj ka thënë se Komuna e Deçanit është me atë që ka qenë gjithmonë dhe ashtu do të mbetet – duke aluduar në partinë prej nga vjen ai, AAK.

Haradinaj këtë e ka thënë si kundërpërgjigje ndaj sekretarit organizativ të Vetëvendosje, Dardan Molliqaj që ka thënë se Deçani është me Lëvizjen e drejtuar nga Albin Kurti.

“Albin Kurti është i Kosovës nuk ka të keqe edhe të jetë, por në bazë të votave është dëshmuar diçka tjetër”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Ai djalë po koritet, pasi kam lidhje familjare me të”, ka thënë Haradinaj për Molliqajn.

“Ai po koritet me mua dhe Ramushin”, ka shtuar Haradinaj duke përmendur të mirat që ia ka bërë.

Më tej Haradinaj në Info Magazine ka thënë se nuk janë pishman për koalicionin me PDK.

“Është një dëshmi e mirë dhe pjekuri politike, është një dëshmi se nuk duhet pasur hatërmbetje, por duhet gjetur gjuhë komunikimi dhe bashkëpunimi”, ka shtuar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera