Haradinaj: Bujar Nishani do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet

Autori: Gazeta inFokus
17:10 | 28 May 2022
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes së presidentit Bujar Nishani pas vdekjes së tij sot.
Haradinaj ka thënë se Nishani do të kujtohet si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri raporton Gazeta Express.
“Paska ndërruar jetë Presidenti Bujar Nishani. Bashkëndjejmë me familjen dhe të afërmit për këtë humbje të madhe. Do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri. U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vdekur të shtunën, më 28 maj, nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19. Ai ishte 55 vjeç.
Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune.
Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë pozitë përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.
Në këtë pozitë erdhi nga një karrierë akademike pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe angazhimit disa vjeçar në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në dekadën e parë të tranzicionit demokratik.
Nishani ishte anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ka shërbyer si deputet nga radhët e kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005.
Ai ka mbajtur pozitën e ministrit të Brendshëm në vitin 2007 dhe në vitin 2011, ndërsa atë të ministrit të Drejtësisë në vitin 2009.
Të tjera
-
Lajçak: E kam përgëzuar Kurtin për marrëveshjen Kosovë-Serbi për energjinë
Miroslav Lajçak, i dërguar special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-S...
-
Sulmi rus në një qendër tregtare të Ukrainës, kaq persona janë vrarë
13 persona janë vrarë prej sulmit rus në një qendër tregtare në Ukrainë. R...
-
Miliarderi ukrainas padit Rusinë për humbjet e shkaktuara nga lufta
Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka ngritur një padi kundër Rusi...
-
Dokumentari dhe vizita te ekspozita për fëmijët e zhdukur- a po përgatit Lajçak agjendën e dialogut?
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, bëhe...
-
Gropa masive në Ferizaj, pritet ndërtimi i një ndërtese shumëkatëshe
Një gropë masive është hapur në qytetin e Ferizajt, ku po bëhet përgatitja pë...
-
Rama thotë se toka “Sunny Hillit” nuk iu dha për 99 vjet, jep edhe hollësi tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thotë se festivalit “Sunny-Hill” nuk...
-
Borrell: Ballkani u lodh, BE të reformohet
Edhe pse e përshkroi zgjerimin si një nga instrumentet më të suksesshme të po...
-
Prodhuesi i “Bayraktar” ja dhuron tre drone Ukrainës
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Turqit e “Baykar” ua japin ukrainasve falas tre dronë “Bayraktar”
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Ky është 61-vjeçari i arrestuar në Pejë, dyshohet se kreu krime lufte në fshatin Ozdrim ku u vranë 9 civilë dhe u zhdukën 5 të tjerë
Prokuroria Speciale sot njoftoi për arrestimin e një shtetasi malazes nga fsh...
-
Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici
Një ngjarje mjaft e hidhur ka ndodhur në Pejë, ku një 12-vjeçare dyshohet se ...
-
Blinken: Bota u tmerrua nga sulmi rus mbi qendrën tregtare
Sulmi me raketa ruse në një qendër tregtare në Ukrainë sot është i fundit në ...