Haradinaj: Brigada 133 “Adrian Krasniqi” ishte krah i fortë i luftës për liri

Autori: Gazeta inFokus
09:28 | 12 April 2023
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se brigada 133 “Adrian Krasniqi” e zonës operative të Dukagjinit, që nga themelimi i saj, ishte krah i fortë i luftës për liri, shkruan Gazeta Infokus.
Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka kujtuar betejat e prillit kur luftëtarët e kësaj brigade, me heroizmin e tyre, i treguan armikut se pranvera e ardhshme do ta gjejë Kosovën të lirë.
“Brigada 133 “Adrian Krasniqi” e Zonës Operative të Dukagjinit, që nga themelimi i saj, ishte krah i fortë i luftës për liri. Me betejat e tyre, ata nderuan emrin e heroit Adrian Krasniqi, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë shqiptarët. Kujtojmë sot betejat e Prillit, kur luftëtarët e kësaj brigade, me heroizmin e tyre, i treguan armikut se pranvera e ardhshme do ta gjejë Kosovën të lirë. Sot, gjithashtu në nderim të martirëve dhe heronjve në Lubizhdë të Hasit, kujtojmë me pietet sakrificën e tyre madhore për atdheun dhe nderojmë kontributin e rajonit të Hasit për liri. Gjatë gjithë përpjekeve shekullore, ky rajon ishte aty ku shkruhej historia. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Vetaksident tragjik në Pejë, Prokuroria: Jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës
Një person ka vdekur pasi u vetaksidentua. Ai është rrokullisur me veturë dhe...
-
Një haxhi kosovar vdes në Qabe
Një haxhi nga Kosova ka vdekur në Qabe, ka njoftuar hoxha Abdullah Shaqiri. ...
-
27 zyrtarë ende s’e kanë deklaruar pasurinë, Agjencia paralajmëron kallëzime penale
Nga 141 zyrtarë publikë që nuk e kishin deklaruar pasurinë, tashmë vetëm 27 p...
-
IKD: Nëse Kuvendi s’konstituohet as dy-tre muajt e ardhshëm, pasojat edhe më të rënda për Kosovën
Mosfunksionalizimi i Kuvendit të Kosovës ndonëse po bëhen gati katër muaj që ...
-
Bizneset e mëdha kalojnë në treg të hapur të energjisë, AKB kërkon pezullim të vendimit ose përshkallëzim të protestave
Nga sot, rreth 1300 biznese të mëdha në Kosovë janë detyruar të kalojnë në tr...
-
AUV para festës së Bajramit: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore
Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinaris...
-
Dyfishim i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump
Komisioni Evropian shprehu keqardhje të thellë për vendimin e presidentit ame...
-
ZRRE: Nga sot bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Zyra e Rregullatorit për Energji bëri të ditur se më 1 qershor bizneset e mëd...
-
Kanosi një grua, një person në Zveçan përfundon në mbajtje
Një person është arrestuar të shtunën në mbrëmje në komunën e Zveçanit, pasi ...
-
Përleshje me sëpatë për çështje prone në Mitrovicë, arrestohen katër persona
Një mosmarrëveshje për një pronë ka eskaluar në përleshje fizike mes pesë per...
-
Aksident në Prizren, motoçiklisti lëndohet rëndë
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Besim Shala-...
-
Presidentja Osmani pret sot krerë shtetesh nga Antigua dhe Barbuda si dhe Tanzania
Presidenca ka bërë të ditur se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osm...