Lajme

Haradinaj: Brenda 90 ditësh lëvizim lirshëm në BE

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 30 May 2017

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka përsëritur premtimet e tij.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se vendi do të ketë liberalizim brenda tre muajsh kur të marr ai postin e kryeministrit.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

-Advertisement-

Të nderuar qytetarë të Republikës!

Jemi vetëm një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Në takimet e shumta anëekënd Kosovës e kam thënë se brenda 3 muajsh Qeveria jonë do ta mundësoj Liberalizimin e Vizave.

Edhe sot e përsëriti këtë Zotim: Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën.

Ka ardhë #KohapërFillimineRi! Ka ardhë Koha për rrugën evropiane të Kosovës! Pa Viza!

RH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera