Lajme

Haradinaj: Biden na njeh personalisht, më njeh mua kush jam

Autori: Islam Morina 22:00 | 06 September 2022

Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për pozitën e Kosovës dhe mbështetjen që ajo gëzon nga Amerika dhe presidenti i saj Joe Biden, ka thënë se Kosova nuk do të ketë një president amerikan më pro Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se një rrugë në vend mban emrin e djalit të Joe Bidenit, madje ai ka thënë se presidenti amerikan e njeh secilin personalisht madje edhe vet Haradinajn se kush është, andaj duhet shfrytëzuar ky avantazh i miqësisë së mirë me Amerikën dhe Bidenin.

“Kush më garanton mua që dikush prap ka me pasë kohë edhe me e amrrë temën Kosovë – Serbi? Çka ka me ndodhë diçka ma e madhe ma e mirë se sa lufta në Ukrainë për fat të keq të atyne e tonin se na jemi bashkë, jemi me Ukrainën, se sa me u demsaku kaq keq Rusia e Serbia? Kur ka me nxanë Kosova një president ma pro Kosovë se Biden? Një rrugë në këtë vend e mban emrin e djalit të tij? Ai njeri e njeh Kosovën, na njeh personalisht, më njeh mua kush jam, me kënd jemi ne që e vonojmë veten, që fillojmë me i rritë këto probleme dhe që kem dyshim në vete në aleatë, me kënd jemi o djem, Tash a kemi problem veç pse nuk e dojna Kurtin e të mos kryeht në kohën e tij? Nuk më bën përshtypje kjo qysh e ka emrin ky”, a thënë Haradinaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera