Haradinaj: Besnik Bislimi është i retarduar, Qeveria e turpëroi Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 28 September 2021
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se zëvendës kryeministri Besnik Bislimi është “i retarduar” dhe nuk e di se as çka përfaqëson.
Haradinaj në Pressing të T7 përkujtoi deklaratat e Bislimit për “arkivat” e UÇK-së dhe kur gazit amerikan i tha “rus”, si dhe kur Bislimi u ul në të njëjtën anë edhe me përfaqësuesit serb në Bruksel.
“U ul krahë për krahë me atë që po ia bie tanket. A e patë në protokoll kur u ul për të nënshkruar me Petkoviq. Ky u ul krahë për krahë me të, besomë kush në botë s’e bën. E dyta, tha i hapim arkivat e UÇK-së. Po ku i ki arkivat?! E treta, deklarata e tij në Komision për gazin thoshte një litër gaz, mendonte që po flet për gazin e llambave. Ky është i retarduar, s’e di se çka flet!”, tha Haradinaj.
Sipas tij, qeveria nuk e dëshmoi me aksionin në veri se Kosova ka kapacitetin për të vendosur rend e ligj.
“Policia jonë është zënë peng. Na kanë turpëruar si Kosovë. Ideja ishte e mirë, por u implementua keq”, tha Haradinaj.
Ai propozoi që një njësi policore, të vendoset në Leposaviq, në bazën amerikane.
“Një kryeministër që i godet dhe i tall vlerat e veta të lirisë, e dobëson shtetin”, tha Haradinaj.
Të tjera
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj dekalron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...