Lajme

Haradinaj: BE-ja të ndërhyjë te Beogradi që t’i zbatojë marrëveshjet dhe të mos provokojë

Autori: Islam Morina 17:30 | 25 September 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë se Kosovës, Ramush Haradinaj e ka colësuar situatën në veri si të papranueshme.

Haradinaj ka kërkuar nga BE-ja që të ndërhyjë te Serbia dhe ta detyrojë atë që t’i zbatojë marrëveshjet e arritura si dhe t’i ndalojë provokimet karshi Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Postimi i plotë i Haradinajt:

-Advertisement-

Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.

E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.

Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.

Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!

RH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera