Haradinaj: Bankrotojmë nëse nuk miratohet buxheti i 2020-s
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 10 January 2020
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nga prilli nuk ka më instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar. Sipas tij, pa miratim të buxhetit të vitit 2020, shteti bankroton, meqë shfrytëzimi i buxhetit të vitit paraprak mund të bëhet vetëm deri në muajin mars.
Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj tha se në janar dhe shkurt nuk ka pengesa të funksionimit buxhetor. Por, sipas tij, nëse vazhdohet njëjtë në gjysmën e dytë të muajit shkurt, atëherë fillon rreziku për dështim të funksionimit të shtetit.
Haradinaj: Pa buxhet të miratuar në prill bankrotojmë
“Për më 1 prill nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar, jo vetëm që bankrotojmë por dështojmë krejtësisht. Deri më 1 prill, është fundi. Edhe kjo e marsit, para 1 marsit ne duhet me ju drejtu këtij Parlamenti me një kërkesë për me na dhënë pëlqimin edhe për një muaj, është mundësia e vetme e fundit ligjore është vazhdimi për 1/12 edhe për mars. Aktualisht në janar dhe shkurt nuk ka pengesa dhe vështirësi të funksionimit buxhetor, çdo gjë është në rregull, por nëse hyjmë në zonën e kuqe të gjysmës së dytë të shkurtit pa buxhet, atëherë fillon rreziku”, tha Haradinaj.
Sipas ligjeve të Kosovës, 1/12 e buxhetit paraprak aktivizohet me automatizëm për muajin janar dhe shkurt, ndërkohë për muajin mars, nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020, atëherë mund t’i kërkohet Kuvendit të Kosovës të vazhdohet buxheti paraprak edhe për muajin e tretë.
E sipas Haradinajt, në prill pason bllokadë nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, ka përgjegjësi që t’i jap Kosovës institucionet e reja, ose të ndërmarrë hapa të tjerë se çka do të veprojë tutje.
Ndërkohë, i pyetur se a ka marrë ndonjë ftesë për takim me Vetëvendosjen ose Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haradinaj tha se partia e tij nuk është e përfshirë në asnjë lloj negociatash rreth krijimit të Qeverisë së re të Kosovës.
Haradinaj: Kurti të formojë institucionet ose të tregojë çka do të bëjnë tutje
“Nuk na ka kontaktuar askush prej Vetëvendosjes në radhë të parë, nuk e di çka po ndodh saktësisht, ne dëgjojmë plot informata, por nuk kemi qenë palë, nuk e dimë procesin. E kam thënë disa herë që në sistemin tonë parlamentar, partia fituese mbahet përgjegjëse për krijimin e institucioneve. Zoti Kurti dhe Vetëvendosje janë përgjegjës me ja dhënë Kosovës institucionet, ose me i tregu Kosovës çka bëjnë, në rastin konkret nuk mundemi të kërkojmë takim me ta, as me zoti Kurtin, as me LDK-në, se praktika është ai që i ka fituar zgjedhjet e vlerëson kënd të thërrasë, nëse të thirr e vlerëson a me iu përgjigj apo jo. Por Aleanca nuk është pjesë e ndonjë diskutimi, negociata çfarëdo natyre qoftë, qoftë me Vetëvendosjen, qoftë me LDK-në”, tha Haradinaj.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare tre muaj më parë, ku partia fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovë, subjekte këto që ende nuk kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje./
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...