Lajme

Haradinaj: Baci Smajl u prehtë në paqe

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 27 February 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjen Veseli dhe të gjithë ata që e njohën për vdekjen e Smajl Veselit nga Broboniqi.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se familja Veseli ka dhënë kontribut të madh në organizimet çlirimtare dhe shtetndërtim, fal frymës atdhetare që promovohej e kultivohej nga Smajli e vëllezërit.

“Ngushëlloj familjen Veseli dhe të gjithë ata që e njohën. Baci Smajl u prehtë në paqe”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera