Haradinaj: Asnjë qytetarë nuk ik nga Kosova nëse liberalizohen vizat
Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 17 November 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të ik nga vendi nëse liberalizohen vizat. Ai thotë se po bëhet fushatë e qëllimshme për me krijuar huti dhe për të penguar procesin e liberalizimit.
Në një intervistë për KosovaPress, Haradinaj deklaron se Kosova i ka përmbushur krejt kushtet e paraqitura më herët duke shprehur besimin se Këshilli i ministrave të BE-së e kalon këtë çështje.
Ai thotë se po punojnë edhe për zbatimin e prioriteteve të Agjendës së Reformave Evropiane – ERA, ndërkohë, në dhjetor në Kosovë vjen komisioneri për zgjerim Johannes Hahn e po në këtë muaj është mbledhja e Këshillit të BE-së në përbërje të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë, takim ky jetik për Kosovën.
Haradinaj thotë se po u kërkon ndihmë kryeministrave të rajonit që të lobojnë, derisa Kosova të hyj në rend dite.
“Kosova i ka zbatuar krejt kushtet e paraqitura më herët, del që vërtetë ka mundësi, pra ka argumente që ne me hy në rend dite tash dhe në Këshill të Ministrave nesër, nesër fjala figurative, se është në dhjetor edhe unë besoj që do ta arrijmë këtë . Do t’iu kërkoj ndihmën kryeministrave të rajonit, shpresoj kryeministrit të Qipros, Greqisë i cili ka dhënë prova për mirëkuptim për rajonin, Prenkoviqin, Borisovin, pra disave të Sllovenisë që edhe ata të lobojnë deri të hyjmë në rend dite. Do të jem në Vjenë javën tjetër më të 19-in, menjëherë pas kësaj jave pune edhe aty do kërkoj nga kryeministrat prezent që t’i japin një përkrahje hyrjes në agjendë, pra tash po kërkoj me hy në agjendë. Janë dy vota ose dy moment të vendimit, njëra e ambasadorëve të përhershëm e që i kanë vendet, edhe pastaj një në nivel të kryeministrave, por e japin OK, unë jam opt imist që do ta marrim vendimin këtë vit, duhet të punojmë janë edhe 40 ditë pune deri në krishtlindje ta zëmë, pse me u dorëzuar kaq herët, nuk po e kuptoj pse duhet menjëherë me e lënë agjendën”, deklaron ai.
Ai thotë se krejt kjo është çështje e vullnetit politik, por sipas tij, Kosova i ka kaluar dy etapa si asnjëherë më parë në procesin e liberalizimit të vizave.
Për KosovaPress ai ka deklaruar se qëllim kanë që Kosova të bëhet pjesë e Schengenit, e të tjerat, Haradinaj thotë, se vijnë pastaj.
Shprehet i sigurt se asnjë njëri nuk do të ik nga Kosova.
“Kjo është fushat e qëllimshme vetëm me krijua huti, me krijua po them ashtu argumente kundër dhënies së liberalizimit, nuk ik asnjë njeri prej këtij vendi, njerëzit e Kosovës e dojnë më shumë vendin e vet, zori i ka detyruar në të kaluarën, shkojnë, qarkullojnë, bëjnë partneritet, ekonomi janë shkëmbime, janë student, janë intelektual, janë sportist, janë familjarë që shkojnë me i takua të vetit ndokush e gjen edhe ndonjë vend pune, por ato janë leje tjera pastaj nuk është se ki të drejtën me lëviz që nënkupton edhe vend pune, nëse gjen vend të punës bënë kontratë,vjen në shtëpi ta dërgojnë kontratën është diçka tjetër, leje qëndrimi janë leje tjera i mundëson liberalizimi ato se ti mundesh me ra në kontakt me kompani, shkon si vizitor por ti bie në kontakt dhe gjen një vend pune, edhe është normal ajo, por ajo nuk është as azil, as emigracion, as krim, ajo është shkëmbim”, thotë Haradinaj për KosovaPress.
Ndryshe, Kosova është duke hyrë në pjesën më të rëndësishme të vendimmarrjes që zhvillohet në kuadër të institucioneve të BE-së, lidhur me procesin e liberalizmit të vizave.
Mbledhja e Këshillit të BE-së e fundit për këtë vit në përbërje të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë është më 6-7 dhjetor. Ky takim është kritik për ta jetësuar lëvizjen e lirë të qytetareve tonë. Lufta e vërtete diplomatike duhet të koncentrohet tek vendet kryesore të BE-së të cilat kanë hezitime për të votuar pro liberalizimit të vizave, e që në bazë të votimit në Parlamentin Evropian, bëhet fjalë për Holandën, Francën dhe Gjermaninë.
Nëse vendimmarrje për procesin e liberalizimit të vizave përfundon këtë vit, qytetarët e Kosovën do të mund të lëvizin lirshëm në vitin 2019.
Të tjera
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...
-
Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...