Lajme

Haradinaj: Anëtarësimi i menjëhershëm në NATO i Kosovës është zgjidhja, s’duhet lejuar që situata të dalë jashtë kontrollit

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 18 November 2023

Anëtarësimi i menjëhershëm dhe i plotë në NATO i Kosovës është zgjidhja që situata të mos dalë jashtë kontrolli, ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një shkrim në Facebook, Haradinaj ka bërë thirrje që KFOR-i ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojë me Policinë e EULEX-in.

“Ftesa për Kosovën në NATO, anëtarësimi i menjëhershëm dhe i plotë është zgjidhja. KFOR ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Eulex-in. Të gjitha institucionet e sigurisë të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli, si në aspektin politik, të sigurisë dhe në ekonomi. Kosova në NATO, është zgjidhja tani! Agresioni rus ndaj Ukrainës e konfirmon këtë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Çështja e sigurisë në Kosovë u ngrit sërish para dy ditës kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, alarmoi duke thënë se ka informata që Rusia po synon të nisë luftë të re në Ballkan për ta larguar vëmendjen nga pushtimi i Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky,  dy ditë më parë bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime nga akterë ndërkombëtarë të cilët kanë bërë thirrje për vigjilencë të shtuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera