Lajme

Haradinaj: Amaneti i atyre që ranë për lirinë na obligon ta ruajmë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 12 June 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar për Ditën e Çlirimit, duke thënë se Kosova është e lirë falë gjakut të ushtarëve dhe ndërhyrjes së NATO-s.

“E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës. Falë gjakut të Dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s, sot jemi pjesë e botës së lirë!” shkroi Haradianj në Facebook.

I pari i AAK-së shtoi se amaneti i të rënëve për liri na obligon të ruajmë dhe zhvillojmë Kosovën.

-Advertisement-

“Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën! Kosovë, urime Dita e Çlirimit!” shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera