Haradinaj: Albin Kurti e ka përcjellë luftën prej Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 27 September 2023
Teksa po e komenton ngjarjen e së dielës në Banjskë të Zveçanit, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj tha se qeveria e ka lehtë me bë luftën, sepse në terren i dërgon policët e ushtarët, por “ndryshe është kur lufton vetë”.
Ai tha se kryeministri Albin Kurti “luftën” (sulmin terrorist mbi Policinë e Kosovës të dielën) e ka përcjellë nga Prishtina.
“Këta e kanë lehtë me bo luftën se këta rrijnë në zyre të veta, i çojnë policët e ushtarët atje, ndryshe është kur lufton vetë…Edhe vetë jam ra në plagët e luftës, kam humb njerëz….Lehtë është për ta me çu dikënd në luftë, shumica e deputetëve nuk e kanë njohur Afrim Bunjakun veç kur ja kanë ni emrin, mos të harrojmë se gjithë ata janë familjarë të dikujt”, tha ai në Pressing.
“Suksesin që mundesh me arritë me politikë, pse po don me dëshmu që t’i je i zoti vetëm, kur mundesh mi kry punët me aleatët”, tha ai duke ritheksuar se nuk duhet bërë luftë në asnjë mënyrë.
“Albini luftën e ka përcjellë prej Prishtinës, Xhelal Svecla s’ka shku me armë atje, ka shku mas anej masi ja kanë kriju sigurinë, edhe drejtori i përgjithshëm më vonë ka shku”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Express.
“Nuk duhet me bë hajgare me tema të sigurisë dhe i apeloj për kujdes”, u shpreh ai.
Të tjera
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...