Lajme

Haradinaj alarmon: ZRRE po propozon shtrenjtim të rrymës mbi 80%

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 17 January 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Zyra e Rregullatorit për Energji ka propozuar shtrenjtim të rrymës për çdo konsumator mesatar me mbi 80%.

Haradinaj shkroi në Facebook se kjo është e papërballueshme.

“Aleanca ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte. Ndërkohë veç paska rrjedhur një propozim i ZRRE për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 për qind. Kjo është e papërballueshme”, ka shkruar ai

-Advertisement-

Haradinaj i bëri thirrje Qeverisë që të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë.

“Prandaj i bëj thirrje Qeverisë, që në këtë periudhë kur inflacioni ka rritur çmimin e shportës së përditshme të qytetarëve, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë. Kjo s’duhet të mbetet në nivel diskutimi të papërcaktueshëm të qeverisë”, ka shkruar ish-kryeministri.

ZRRE ka publikuar sot një raport kosultativ me propozime për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike. Në raportin e ZRRE-së ka propozime për dy situata: në rast se Qeveria ndan 75 milionë euro subcencionim, dhe në rast se kjo nuk do të ndodhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera