Haradinaj akuzon Mogherinin e Hahn
Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 15 April 2019
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar përfaqësuesen e BE-së Federica Mogherini dhe komisionarin evropian për Zgjerim Johaness Hahn se me deklaratat e tyre për korrigjim të kufijve i kanë humbur një vit BE-së dhe Ballkanit.
Sipas tij, nëse nuk do të flitej për këtë temë, ndoshta marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të arrihej.
Këto komente i ka bërë kur është pyetur për deklaratën e komisionarit Hahn, se nuk e përjashton mundësinë për të biseduar për korrigjimin e kufijve nëse pajtohet pala kosovare dhe ajo serbe.
“Është vazhdim i gabimit që po bën BE, që ka bërë Mogherini dhe komisionari Hahn, ata ia kanë humbur një vit BE-së dhe Ballkanit sikur të mos kishin folur për kufij e për territore ndoshta do ta kishim një marrëveshje. Një deklaratë që e lë të hapur mundësinë e bisedimit të territorit dhe kufijve është vazhdim i politikës së gabuar të këtyre evropianëve që po shkojnë fatmirësisht”, deklaroi ai.
Sa i përket asaj se a ka mundësi që të arrihet një marrëveshje këtë vit, Haradinaj tha se me këtë evropianë që flasin për territore vetëm sa po shkojnë mbrapa.
“Me këta evropianë që po flasin për kufij e për territore vetëm sa po shkojmë mbrapa. Pra, nuk po afrohemi në ndonjë marrëveshje, por po vonohemi po largohemi”, tha Haradinaj.
Ndërkaq, i pyetur se nëse ofrohet ndonjë marrëveshje më 29 prill në Berlin a do ta pranonte ai si kryeministër, Haradinaj tha se ai nuk ka mandat negocimi.
“Unë nuk kam mandat negocimi për një marrëveshje. Parlamenti ynë ka votuar delegacionin shtetëror, por nuk bëhet fjalë me u diskutua për çfarëdo marrëveshje që ka të bëjë me territore dhe që lëviz kufijtë e Kosovës. Përfaqësuesja e lartë Mogherini, po edhe komisionari Hahn duke e toleruar një logjikë të tillë, ata e kanë vonuar marrëveshjen, ata e kanë vonuar Ballkanin dhe ata e kanë vonuar edhe BE-në realisht”, u shpreh kryeministri.
Këto komente kreu i Qeverisë i ka bërë pas homazheve me rastin e shënimit të 20- vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi të Lipjanit.
Të tjera
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për d...
-
Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zon...
-
Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për kri*e lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën...
-
Osmani mbledh partnerët pas OKB-së: Kosova krenare që ka kaq shumë miq
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mble...
-
Momenti kur kryesuesja e seancës së KS të OKB-së u bë nervoz me Vuçiqin, i bie edhe tavolinës me dorë
Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar...
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...
-
Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evro...
-
Policia apelon për kujdes në trafik pas reshjeve të shiut
Policia e Kosovës ka apeluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gja...
-
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku janë...