“Hapje graduale” Kushtet që duhet të plotësojnë shtetet
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 10 April 2020
Komisioni i BE-se e ka hedhur në letër strategjinë daljes nga kriza e Coronës. Komisioni parashikon, nje hapje graduale dhe te mirëkontrolluar.
Si fillim, Komisioni këshillon që lehtësimet të bëhen në nivel vendor, në mënyrë që po të jetë nevoja, ato të anulohen. Sepse një gjë është e pashmangshme: Çdo zbutje e kufizimeve çon në rritje të numrit të infektimeve, thuhet në draftin e Komisionit.
Prandaj Komisioni sugjeron që çdo vend duhet të plotësojë dy kushte: ngadalësim të ndieshëm të përhapjes së virusit të ri dhe një numër të mjaftueshëm shtretërish spitalorë dhe intensivë. Veç kësaj vendet që duan të lehtësojnë masast, duhet të kenë teste të mjaftueshme për ta ndjekur dhe kontrolluar përhapjen e infektimeve.
Komisioni propozon gjithashtu që personat e grupeve më të rrezikuara të mbrohen më shumë nga të tjerët. Për fëmijët strategjia e daljes parashikon kthimin e tyre në shkolla, por jo si më parë.
Shkollat duhet të garantojnë distancë mes fëmijëve: Pra, klasat të zvogëlohen dhe mësimi të bëhet me turne.
Prezantimi javen e ardhshme
Sipas së përditshmes gjermane FAZ, kryetarja e Komisionit Ursula von der Leyen, do ta prezantonte këtë plan qysh të mërkurën. Por vende, si Italia, Franca, Spanja, e të tjera, ku pandemia është ende në kulm, ishin jo fort të kënaqura që Komisioni po fliste për një strategji në këtë moment, kur në disa vende pandemia është duke përjetuar kulmin.
Von der Leyen do ta prezantojë planin e saj, pas pushimeve të Pashkëve, pra javën e ardhshme.
Austria ka paralajmëruar se do të fillojë me heqjen graduale të masave parandaluese. Po ashtu edhe Danimarka, e cila ka paralajmëruar se nga 15 prilli fëmijët do të mund të kthehen në shkolla.
Gjermania do t’i mbajë masat kufizuese deri më 19 prill. Disa kryeministra landesh, si Armin Laschet (CDU) dhe Markus Soeder (CSU), po ngulin këmbë që të ketë një plan për kthimin në normalitet.
Por kancelarja Angela Merkel doli të enjten para medias dhe sërish tha se masat nuk do ndryshohen deri më 19 prill. Ajo tha se kufizimet do të mbeten edhe për “një kohë të gjatë”, por nuk përjashtoi mundësinë e një zbutjeje të vogël së shpejti. DW
Të tjera
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...