Hapja e negociatave, Meta: Ditë e shkëlqyer për Shqipërinë
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 19 July 2022
Një ditë të shkëlqyer për vendin, por të vonuar, e ka konsideruar Presidenti Ilir Meta vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
Në një komunikim me gazetarët, kreu i shtetit së bashku me urimin e tij përcolli edhe mesazhin për institucionet, për kryerjen sa më parë të detyrave që kërkon ky proces në mënyrë që të mos zgjasë 30 vite.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e fushatave që duan ta dekurajojnë dhe ta minojnë të ardhmen evropiane të vendit.
“Përshëndes vendimin strategjik të BE-së për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian. E sotmja edhe pse një ditë e vonuar është një ditë e shkëlqyer për Shqipërinë. Është një gur kilometrik i vendosur nga shqiptarët dhe partnerët tanë. E sotmja është një ditë e shkëlqyer për rajonin tonë, një ditë vendimtare për të ardhmen ku duhet të ballafaqohemi me realitetin ashtu siç është”, ka thënë Meta.
“E vërteta është se kemi humbur shumë kohë, dokumenti i zbuluar nga BE-ja është pasqyra që na zbulon luhatjet çorientimet dhe punët e pabëra apo të bëra keq. Përmban kushtet e Bundestagut, vërejtjet e Francës dhe shqetësimet e shprehura në rezolutën e fundit të BE”, ka shtuar Meta.
“Transformimi kërkon kohë, mund dhe punë të vazhdueshme. U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e fushatave që duan të na dekurajojnë dhe ta minojnë të ardhmen europiane, anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ia vlen çdo përpjekje e sakrificë, sepse është e vetmja rrugë që garanton që shtëpia jonë e përbashkët të ketë atë paqen e begatinë që bashkatdhetarët tanë e kërkojnë në Francë, Gjermani e Britani dhe vende të tjera. U bëj thirrje institucioneve që të reflektojnë për kryerjen e detyrave urgjente konkrete që kërkon ky proces. Është në dorën tonë që të kalojnë 5 apo 30 vite të tjera. Urime të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe miqve tanë që sot i kemi më të afërt se dje”, shton presidenti.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...