Lajme

Hapja e kufijve pa kushte, flet ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 27 September 2020

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka thënë se shtetet e rajonit synojnë hapje të përnjëhershme të kufijve dhe heqjen e testit për koronavirus, me metodën PCR, transmeton Gazeta Sinjali.

“Të gjitha shtetet në rajon janë duke biseduar për hapjen e përnjëhershme të kufijve me një politikë të njëjtë lidhur me ‘PCR’ testet. Është e vërtetë që ne kemi njoftuar disa herë në javët e mëparshme se do të kemi ndonjë vendim, por fatkeqësisht po prisnim përgjigjen nga vendet fqinje. Ata më në fund u përgjigjën gjatë javës së kaluar. Sistemi i koordinimit po funksionon, i cili tani mbështetet nga Ambasada amerikane në Shkup”, ka deklaruar Filipçe.

Ai ka thënë se vendimi do të merret edhe në konsultim me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat japin vetëm rekomandime, ndërsa vendimi merret nga shtetet e rajonit, duke u bazuar në të dhënat reale epidemiologjike.

-Advertisement-

“Shtetet anëtare të BE-së kanë vetëm rekomandime, nuk kanë një politikë të përgjithshme të BE-së për këtë çështje pasi kanë lirinë për të vendosur se cili do të jetë regjimi i tyre kufitar. Unë sinqerisht shpresoj që të gjitha informacionet patjetër të shkëmbehen, bazuar në të dhënat e sakta mbi situatën epidemiologjike në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, plus Bullgarinë dhe Greqinë. Ne do të marrim një qëndrim të përbashkët. Komunikimi bazohet në faktin se masat parandaluese duhet të respektohen”, ka theksuar Filipçe.

Ndryshe, të dielën në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 148 raste të reja me koronavirusin e ri, tre persona e kanë humbur jetën kurse 65 persona janë shëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera