Hapja e gjykimit kundër krerëve të UÇK’së, çfarë pritet të ndodhë sot në Speciale
Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 03 April 2023
Sot do të hapet gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Specialja dje ka njoftuar se deklaratat hyrëse do të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill duke filluar nga ora 09:00.
Specialja njofton se secili prej të akuzuarve “është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave. Gjithashtu kundër secilit prej të akuzuarve janë ngritur katër akuza për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme”.
Ndërkaq, trupi Gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të fillojë më 11 prill 2023.
“140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor. Personat të cilët demonstrojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si pasojë e drejtpërdrejtë e një krimi të paraqitur në Aktakuzën e Konfirmuar paraqesin kërkesë për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në DHSK. Këtu përfshihen persona që janë dëmtuar drejtpërsëdrejti dhe persona të cilët kanë pësuar dëm si pasojë e lidhjes së ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar.”
Njoftimi i plotë:
HAPJA E GJYKIMIT TË HASHIM THAÇIT, KADRI VESELIT, REXHEP SELIMIT DHE JAKUP KRASNIQIT NË DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS
Më 3 prill 2023, në Dhomat e Specializuara të Kosovës do të hapet gjykimi kundër zotit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë (DHSK). Është planifikuar që deklaratat hyrëse të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit. Seancat gjyqësore mund të përcillen në tri gjuhët e gjykatës, shqipe, serbishte dhe anglishte përmes funksionit të transmetimit në faqen e DHSK-së në internet, me një vonesë 45-minutëshe.
Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022. Versioni me më pak redaktime i Aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Kjo është aktualisht aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore.
Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave. Gjithashtu kundër secilit prej të akuzuarve janë ngritur katër akuza për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.
Në Aktakuzë parashtrohet se krimet për të cilat janë ngritur akuzat u kryen së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 dhe ndodhën në disa vende në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut. Pretendohet se krimet u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në Aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale individuale në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për krime të kryera në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë të cilat ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së.
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Nr.5/2023 Hagë, 31/03/2023
Duke filluar më 3 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të bëjë deklaratën hyrëse dhe për këtë qëllim i janë caktuar më së shumti 5 orë. Më tej, është planifikuar që mbrojtësi i viktimave do të bëjë deklaratën e tij hyrëse që do të zgjasë më së shumti 45 minuta. Pas mbrojtësit të viktimave, do të bëjnë deklarata hyrëse secili prej katër ekipeve të Mbrojtjes. Është planifikuar që këto deklarata të bëhen më 4 prill.
140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor. Personat të cilët demonstrojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si pasojë e drejtpërdrejtë e një krimi të paraqitur në Aktakuzën e Konfirmuar paraqesin kërkesë për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në DHSK. Këtu përfshihen persona që janë dëmtuar drejtpërsëdrejti dhe persona të cilët kanë pësuar dëm si pasojë e lidhjes së ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar.
Trupi Gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të fillojë më 11 prill 2023.
Datat dhe oraret e të gjitha seancave publike të planifikuara mund të shihen në kalendarin e gjykatës në faqen e DHSK-së. Gjithashtu, në kanalin e DHSK-së në YouTube do të jetë incizimi i deklaratave hyrëse.
Të tjera
-
Prokuroria nis hetimet ndaj profesorit Xhevat Krasniqi
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj profesorit Xhevat Kra...
-
Ministri Sveçla merr pjesë në panairin e sigurisë “Eurosatory 2024” në Paris
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësminist...
-
Zgjatet edhe 7 ditë afati i konkursit për rekrutimin e kadetëve
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është zgjatur afati i konkursit për rekr...
-
Izraeli heq vizat për Kosovën
Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja është nënshk...
-
Brenda “Shotës”, si duket makina e parë shqiptare e lụftës
“Shota”, makina e parë e luftës që është prodhuar në Shqipëri, po ekspozohet ...
-
Blendi Fevziu për Sylë Tahirsylajn: Vdiq në Shqipëri, në vendin që e deshi me gjithë forcën
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për vdekjen e meteorologut Sylë Tahirsylaj....
-
Borrell dorëzon raportin për mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dorëzuar tek shte...
-
Bindja e Kurtit për fitore absolute në zgjedhje, kërkohet unifikim i partive opozitare
Pas deklaratave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri...
-
Lajçak ka mbërritur në Kosovë, në ora 18:00 takohet me Besnik Bislimin
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Lajcak: Më është kërkuar të vazhdojë punën si emisar edhe pak, jam i bindur që Asociacioni do të bëhet
Ndonëse janë përmendur emra të ndryshëm për të pasuar në pozitën e emisarit s...
-
Haxhiu: Në dhomat e gjinekologjisë nuk do vendosen më shumë se dy lehona
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se investimet që janë bërë n...
-
Kurti fajësoi opozitën se po i shtynë zgjedhjet, Bajrami: Lojë e dështuar – do të kërkojmë llogari për mashtrimet
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka ...