Lajme

Hapja e fabrikës së mụnicionit në Kosovë, opozita e sheh si mision të parealizuar

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 14 December 2024

Hapat e parë për hapjen e një fabrike për prodhim të municionit në Kosovë janë ndërmarrë. Por jetësimi i këtij plani, sipas opozitarëve nuk do të ndodhë. Kjo pasi deputetë të opozitës thonë se gjithçka po bëhet për ndikim elektoral. Megjithatë, ndryshe shprehen nga partia në pushtet.

Para më shumë se tri jave, në Ditën e Forcës, Qeveria e Kosovës njoftoi për nisjen e procedurave të negociatave për hapjen e fabrikës shtetërore të municionit.

Në këtë ditë, kryeministri Kurti para ministrave tha se ka nënshkruar vendimin për themelimin e komisionit ndërministror që do të fillojë procedurat e negocimit.

-Advertisement-

Porse ky plan për hapjen e fabrikës, nga opozita vazhdon të shihet me skepticizëm.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i cili është anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë, ndonëse në parim një ide të tillë e ka parë si të qëlluar, tha se e gjitha po bëhet për ndikim elektoral.

“Kjo është thjeshtë dhe vetëm për efekt elektoral krejt këto janë përralla. Gjithçka që blihet, gjithçka që ka sot në Forcë është rezultat i planifikimi që kemi bërë pas rishikimi strategjikë të sektorit të sigurisë, d.m.th. planit gjithëpërfshirës të tranzicionit i cili adaptohet sipas zhvillimeve të situatë së sigurisë…”, tha Berisha.

Për kryetarin e Komisionit për Siguri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ideja për hapjen e fabrikës është thjeshtë e parealizueshme.

“Është një rren e radhës këso forma të komunikimit tash në kohë fushate nuk do të ndodhë, keni me pa ma vonë që s’ka me ndodhë kurrgjë hiq…”, tha Berisha

Por, të kundërtën e mendon kolegu i deputetëve të PDK-së dhe AAK-së.

Enver Dugolli nga LVV thotë se një fabrikë që prodhon municion në Kosovë është e domosdoshme.

“Është e nevojshme tash në këtë kontekstin e ri gjeopolitik është shtua kërkesa për të plotësuar së pari nevojat bazike për vete e pastaj me siguri që do të ketë nevojë edhe për të plotësuar edhe tregun e jashtëm…”, tha Dugolli

Megjithatë, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se për këtë janë koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe se tashmë e kanë pranuar një raport të fizibilitetit nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë./rtk

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera