Lajme

Hapet thirrja për mbështetjen financiare të Kuzhinave Popullore

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 31 October 2022

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka hapur thirrjen për mbështetjen financiare të entiteteve që ofrojnë shërbime të Kuzhinave Popullore.

Vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti shërbyes i entitetit (maksimum 100 mijë euro për entitet), njofton ministria.

“70% e mjeteve nga ky financim duhet të përdoren për blerjen e produkteve bujqësore vendore; 28% e mjeteve duhet të përdoren për blerjen e produkteve mbështetëse; dhe 2% e mjeteve mund të përdoren për shpenzime logjistike në realizimin e projektit.

-Advertisement-

Të drejtë aplikimi kanë organizatat jo-qeveritare dhe entitetet e tjera të cilat zhvillojnë aktivitetin e Kuzhinave Popullore.

Aplikimi bëhet përmes email adresës [email protected] dhe do të jetë i hapur deri më 18 nëntor 2022”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera