Lajme

Hapet rruga Kaçanik-Hani i Elezit

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 29 May 2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se rruga është sanuar brenda një kohe rekorde.

Kjo rrugë ishte mbyllur mbi dy javë më parë nga Ministria e Infrastrukturës e cila pati thënë se kjo po bëhet si pasojë e rrezikut që paraqet ajo rrugë.

Mbyllja e saj erdhi pas rastit tragjik të humbjes së jetës së dy policëve, Malsor Dashi dhe Armend Trena, të cilët ranë në lumin Lepenc më 28 prill, kur vetura e tyre zyrtare ra në lumë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera