Lajme

Hapet rast kundër Dodikut për mohim gjenocidi, eurodeputeti holandez lëvdon prokurorinë boshnjake

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 07 March 2023

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i është gëzuar lajmit se Zyra e Prokurorit në Bosnje e Hercegovinë ka hapur rast kundër anëtarit serb të Presidencës boshnjake, Milorad Dodik, për mohim të gjenocidit.

“Sa herë që Milorad Dodik mohon gjenocidin e Srebrenicës, ai godet me këmbë mbi varret e 8372 viktimave, hap plagët e familjeve të tyre dhe shkel me dashje çdo perspektivë për pajtim të besueshëm”.

Duke e cilësuar si veprim të shkëlqyer vendimin për padi, Reuten tha se Dodik duhet të përballet me drejtësinë.

-Advertisement-

Reuten është edhe raportues për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian.

Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës ka hapur rast kundër liderit serb të Bosnjës Milorad Dodik. Sipas ligjit boshnjak, zyra do të kryejë një hetim, pas së cilës ushtruesi i detyrës së prokurorit do të vendosë nëse do të ngrejë një aktakuzë, thanë zyrtarët më 6 mars.

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe autoriteti më i lartë gjyqësor i OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, secila njohu vrasjet nga forcat serbe të Bosnjës të komanduara nga Ratko Mlladiq në Srebrenicë në fund të luftës së Bosnjës 1992-95 si gjenocid.

Dodik në shumë raste e ka mohuar gjenocidin që kur përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnjën, Valentin Inzko, vendosi Ligjin për ndalimin e mohimit të gjenocidit në fund të korrikut të vitit 2021.

“Gjenocidi nuk ndodhi atje. Ne të gjithë e dimë këtë këtu në Republika Srpska”, tha Dodik në një konferencë shtypi në Banja Luka më 21 shkurt.

Të nesërmen, ambasadori i SHBA-së në Bosnje dënoi ashpër komentet e Dodik, duke i quajtur deklaratat e tilla të dënueshme, të paligjshme dhe destabilizuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera