Lajme

Hapet papritmas gropë gjigante në Brazil, përpihen katër vetura (Video)

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 12 December 2019

Një gropë gjigante që u hap papritur në Brazil ka përpirë të paktën katër vetura.

Këto katër vetura u “gllabëruan” kur një “gropë” gjigante u formua në një vend ndërtimi në kryeqytetin e Brazilit, Brazilia. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokacioni ku po kryheshin ende punime, kur befas gjysma e rrugës u shemb si nëpër filma apokaliptikë, përcjell Periskopi.

Si rezultat i shembjes, veturat e parkuara përfunduan në gropë, ndërsa mediat lokale kanë raportuar se nuk ka pasur njerëz të lënduar për fat të mirë.

-Advertisement-

Ndërkohë, autoritetet e atjeshme kanë thënë se tashmë janë hapur hetimet për të përcaktuar shkakun që çoi në shembjen e kësaj rruge.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera