Lajme

Hapet panairi që mundëson studimin në Francë

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 02 November 2018

Biblioteka Kombëtare në Prishtinë sot ka hapur dyert për organizimin e edicionit të parë të panairit të edukimit, që mundëson studimin në shtetin e Francës.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, tha se hapja e këtij panairi do të mundësojë vendosjen e kontakteve të studentëve të UP-së, me universitete me renome në Francë.

“Këto shkëmbime profesionale do t’i mundësojnë të rinjve tanë të njihen me vlerat e rëndësishme franceze ku janë dhe vlerat e kulturës botërore” tha Dema. D

-Advertisement-

Ai tha se UP ka qenë i hapur për bashkëpunim dhe mundësi të reja me shtetet frankofone.

“Me këtë panair informues, Universiteti i Prishtinës, i ka hapur dyert Frankofonisë, që nga fillimi UP ka qenë e hapur për bashkëpunim dhe mundësi të reja me shtetet frankofone”, shtoi ai.

Cícila Fistberg, përfaqësuese nga ambasada e Francës tha se ky panair do t’u mundësojë studentëve në Kosovë të njoftohen me përvoja të reja dhe do të shohin s’i funksionojnë universitetet atje.

Ndër të tjera, ajo tha se me avancimin e Kosovës në organizatën e shteteve Frankofone, do të perfitojnë bashkëpunim më të madh me këto shtete.

“Dëshiroj tash të përmend se Kosova është avancuar në organizatën e shteteve frankofone. Dhe ndryshimi i këtij statuti do t’i mundësoj bashkëpunim më të madh të frankofonisë për shkak të vlerave të përbashkëta” theksoi ajo. Të pranishëm në këtë panair ishin përfaqësues dhe Rektor nga universitetet franceze, ndërsa ky është viti i parë që është mbajtur në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera