Hapet Panairi i Librit “Prishtina 2018”
Autori: Gazeta inFokus
18:54 | 05 Qershor 2018
Për të 20-të herë më radhë, është hapur Panairi i librit “Prishtina 2018”.
Ky jubile ka mbledhur sot më shumë se 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.
I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se panairi jubilar meriton porosi të çmuar nga qeveria e vendit.
“Jemi të vendosur që të përkrahim botimin dhe shpërndarjen e librit, dhe të bëjmë lehtësirat në taksa. Ky panair është shumë i çmuar nga Qeveria e vendit. Do ta përkrahim për ata që shkruajnë. Shkruani se del në dritë”, tha ai.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në fjalën e tij theksoi se Panairi i librit në Kosovë është panairi më simbolik, që lindi nga pushka për të sjellë paqen në Kosovë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se e di sa e vështirë është që shkrimtarët të gjejnë financim për botimin e veprave të tyre.
Kryetari i Shoqatës së Botuesve në Kosovë, Daut Demaku tha se është për t’u krenuar organizimi i 20-të i Panairit të librit në Prishtinë. Ai tha se në këtë panair marrin pjesë të gjithë botuesit shqiptarë si dhe kolosët botëror.
“Kjo është ngjarja më e madhe kulturore në Kosovë për 20 vjet rresht”, u shpreh ai derisa kujtoi edhe organizimin e panairit të parë në Kosovën e pasluftës.
Demaku shprehu mirënjohje për Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prishtinës, për të cilët tha se janë mbështetësit më të mëdhenj të librit.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
































