Lajme

Hapet panairi i produkteve bujqësore në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 25 October 2023

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës hapën Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2023”. Në këtë organizim u vu në theks rëndësia e promovimit të produkteve vendore, derisa u bë thirrje për mbështetjen e tyre.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se ky panair ka rëndësi jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin, meqë sipas tij ka relevancë ekonomike, strategjike dhe sociale, kështu duke përmirësuar imazhin e Kosovës.

Ai tha se ky panair do ta shndërrojë Prishtinën në një qytet të rajonit, derisa u shpreh i lumtur për bashkëpunimin me komunën e Prishtinës dhe USAID-in, për të mundësuar një organizim të tillë.

-Advertisement-

Nënkryetari i kryeqytetit, Alban Zogaj u shpreh se ky panair do të sjellë atmosferë në Prishtinë, derisa shtoi se i njëjti do të jetë ‘një shesh i talentit tonë të krijimit dhe pasionit të prodhimeve vendore’.

Zogaj e quajti të shkëlqyeshme këtë mundësi të promovimit dhe nderimit të produkteve vendore, duke shtuar se këtu bëhen bashkë tradita dhe inovacioni.

Ai u bëri thirrje qytetarëve ta vizitojnë panairin duke potencuar se “çdo blerje e prodhimit vendor është fuqizim i ekonomisë vendore”.KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera